Lajme

Eksluzive| Ramush Haradinaj emëron Lulezim Rafunen ministër në detyre të financave

Autori: Doresa Geci 12:00 | 22 January 2020

Edhe pse është pothuajse në largim, kryeministri në detyre, Ramush Haradinaj nuk është duke u ndalur se punuari.

E së fundi ai ka bërë edhe një emërim të një ministri të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i Ministri në detyre të Financave, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vendosur që këtë post të mos e lë bosh.

-Advertisement-

Në vend të Hamzës, ai ka emëruar si Ministër të Financave, Lulëzim Rafunen.

Kështu bëhet e ditur në vendimin që Gazeta inFokus e ka siguruar, vendimi i cili është marrë gjatë ditës së sotme.

Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish ministrit Bedri Hamza.

Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë Gazeta inFokus ju sjellë vendimin e siguruar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera