Fokus

Ekskluzive|Shpend Ahmeti flet për rivotim në Prishtinë

Autori: Valon Rogova 19:27 | 22 January 2019

Çështja e të parit të kryeqytetit duket se ende nuk është zgjidhur. Të paktën sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi. Ai beson se pretendimet e tij që ka pasur shkelje, do të aprovohen nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një prononcim për gazetën inFokus, konsideron se nuk ka asnjë argument për të shkuar në rivotim për të parin e Prishtinës.

Ahmeti, ka theksuar se nuk ndjenë aspak frikë nëse Prishtina, do të shkoj në rivotim.

-Advertisement-

Ai, thotë se fitorja e tij, ka qenë legjitime.

“Jo nuk kam frikë sepse nuk ka kurrfarë argumenti për të shkuar në rivotim. Humbjet e pjesës kundërshtare nuk mund të mbulohen me arsyetime të pabaza. Në çdo instancë është vërtetuar fitorja jonë”, thotë Ahmeti për inFokus.

Nga ana tjetër, Arban Abrashi, është shpreh kërkesa e tij drejtuar organit më të lartë në vend është e argumentuar mirë, këtë sipas tij e ka konfirmuar dhe Gjykata Supreme dhe disa nga opinionet e komisionit të Venecias.
Ndërsa, bëhet e ditur se Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të shqyrtimit.

Në rast të refuzimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, ish kandidati për kryetar të kryeqytetit nuk e mohon dërgimin e saj dhe tek gjykata në Strasburg./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera