Fokus

Ekskluzive|Në shkollën Maarif në Prizren nisin hetimet për skandalin me stimulues seksi

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 04 March 2019

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë kanë nisur hetimet pas raportimit të Gazetës inFokus për skandalin ku fëmijëve iu shiten stimulues për seks në shkollën “Maarif”.

Këtë e kanë konfirmuar për gazetën inFokus,në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Prokuroria Themelore në Prizren, për rastin në Shkollën Ndërkombëtare “Maarif” ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informacioneve dhe provave të nevojshme. Andaj, për rastin në fjalë Prokuroria do të veproj konform dispozitave ligjore”, thuhet në përgjigjen dërguar gazetës inFokus.

-Advertisement-

Fillimi i hetimeve konfirmohet edhe nga Policia rajonale e Prizrenit.

“Mund të konfirmojmë se Policia në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit po në Prizren ka filluar hetimet në lidhje me rastin të cilin ju veç e keni bërë të ditur për opinionin publik. Tani është faza e parë e hetimeve dhe nuk mund te japim informata tjera” tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Përdorimin e stimuluesve seksual nga nxënësit, drejtoria e “Shkollës Ndërkombëtare Maarif”, e kishte konsideruar si diçka të pa rëndësishme që nuk kërkonte ndërhyrjen e organeve të drejtësisë.

Gazeta inFokus kishte raportuar për rastin që kishte ndodhur me 23 janar të këtij viti, kur një nga nxënësit e “Shkollës Ndërkombëtare Maarif” në Prizren kishte sjellë në shkollë disa pako me substanca stimuluese seksuale të llojit “Kamagra”. (Kamagra është një lloj stimuluesi seksual i ngjashëm me Viagra – molekula Sildenafil).

Bashkë me dy shokë të tjerë u kishte shitur nga një euro këtë barë së paku dhjetë nxënësve të kësaj shkolle me arsyetimin se do t’ua rriste inteligjencën.

Por, mosinformimi i policisë dhe fshehja e kësaj ngjarjeje për organet kompetente nga ana e drejtorisë së shkollës dhe personave të tjerë të përfshirë, po konsiderohet vepër penale. (LINKU)

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për gazetën inFokus se veçanërisht në rastet kur cenohet shëndeti apo integriteti i nxënësve është obligim ligjor i drejtorit dhe të gjithë personave të përfshirë që të raportojnë në Policinë e Kosovës.

E tërë situata, në të cilën është përfshirë edhe fëmija i një politikani kosovar, është mbajtur e fshehtë nga udhëheqësit e shkollës dhe vetë prindërit, gjë që konsiderohet të jetë vepër penale.

“Sigurisht është vepër penale, sepse përdorimi i tyre nga persona të mitur apo në ato raste kur medikamente apo këto substanca u jepen personave pa vullnetin, pa dëshirën e tyre, kemi të bëjmë me vepër penale, cenim të integritetit të personave, qoftë të mitur apo personave që pa dijeninë e tyre mund të përdorin substanca të tilla. Për këtë arsye është e domosdoshme që të informohen organet e ndjekjes të informohet policia por edhe zyrtarët e komunës përkatëse të cilat merren me shëndetin publik” tha Miftaraj për gazetën inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera