Fokus

Ekskluzive: ZRRE konfirmon mashtrimin, urdhëron KEDS-in ti ndalë reduktimet (Dokument)

Autori: Sylejman Sylejmani 16:42 | 23 November 2018

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, i ka kërkuar KEDS-it që t’i ndërprejë menjëherë reduktimet e rrymës, pasi nuk ka arye për to.

Kështu shkruan në dokumentin e siguruar nga Gazeta inFokus, të cilin rregullatori ia ka dërguar KEDS-it.

Madje ZRRE-ja ia ka tërhequr vërejtjen KEDS-it që nëse nuk i ndërpret reuktimet, do të ndëshkohet.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Reagon KEK-u: Nuk kemi obligim furnizimin me energji, kjo është përgjegjësi dhe obligim i KEDS/KESCO

Reduktimet ZRRE-ja i ka konsideruar si të ashpra dhe veprime të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore të legjislacionit në fuqi.

“ZRRE me anë të kësaj shkrese kërkon nga KESCO/KEDS:

  1. Ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve të energjisë elektrike për mungesë të energjisë elektrike; dhe
  2. Mos aplikimin e ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonës së dimrit, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme, pa të cilat mund të rrezikohet sistemi apo siguria e furnizimit me energji elektrie”, thuhet në shkresën e siguruar nga Gazeta inFokus.

Aty gjithashtu theksohet se ZRRE-ja i ka lejuar KEDS-it mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e kostove për furnizim të rregullt, pa reduktime me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, përfshirë këtu edhe prodhimin dhe importin e rrymës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një prononcim për Gazetën inFokus, ka konfirmuar se ata po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Buzhala ka theksuar se janë duke blerë rrymë katër herë më shtrenjtë se energjia elektrike që prodhohet në vend.

“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MË që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit. Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MË. Kjo është 4 herë më e shtrenjtë se rryma që prodhohet në vend”, ka deklaruar ai.

Madje, Buzhala ka thënë se si shkak që KEDS-i është duke blerë kaq shtrenjtë rrymë, kjo do të ndikojë edhe në rritjen çmimit për konsumatorët.

“Këto çmime të larta kanë ndikim në çmimin e rrymës për konsumatorë. Në këtë situatë, për të balancuar sistemin jemi të detyruar që të aplikojmë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimit të rrymës, KEDS-i ishte gjobitur nga ZRRE-ja me 45 mijë euro në vitin 2016. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera