Rozë

Ekskluzive/ Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do të konkurrojë në Festivalin e RTSH!

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 October 2017

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe zemrën e tyre e fitoi që pas talent show të njohur “X-factor” ku dhe u shpall fituese. Por më pas bukuroshja Arilena Ara arriti shumë shpejt suksesin me…

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe zemrën e tyre e fitoi që pas talent show të njohur “X-factor” ku dhe u shpall fituese.

Por më pas bukuroshja Arilena Ara arriti shumë shpejt suksesin me këngët “Aeroplan”, “Nëntori” por edhe bashkëpunimin me Flori Mumajesin dhe Dj Vicky, “Nallane 3”. Por duket se para saj shfaqet një sfidë e re.

-Advertisement-

Burime për Gazeta Express bëjnë me dije se Arilena do të paraqitet si konkurrente në Festivalin e Këngës në RTSH. Për këtë material muzikor Arilena është duke punuar me kompozitorin e njohur Darko Dimitrov dhe këngëtarin Lindon, duke i besuar nëkëtë mënyrë bashkëpunëtorëve të njëjtë të këngës së njohur “Nëntori”.

Mesa duket sapo e kemi emrin e një pretendenteje për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera