Ekskluzive: Xhavit Haliti tregon përfundimisht votën e tij për Vjosa Osmanin – presidente!
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 02 April 2021
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është përfolur si personi që mund ta mundësojë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Mirëpo, përkundër që ditë më parë ai kishte lënë që të nënkuptohet se ai mund të qëndrojë në sallë kur të votohet presidenti, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Haliti ka thënë se do e respektojë vendimin e grupit parlamentar të PDK-së.
Ai tha se do e respektojë vendimin që do ta merr partia e tij.
“Nuk e di qysh e kam disponimin. Po për sonte unë nuk e di që paska seancë për këtë gjë. Ata kanë thirrë seancë për ligjin për zgjedhje. Unë jam në PDK dhe do ta respektoj vendimin që e merr grupi parlamentar dhe partia”, ka thënë Haliti.
I pyetur se në rast se janë vetëm 79 deputetë të pranishëm në Kuvend, e nëse ai do të mund ta mundësonte zgjedhjen e presidentit të ri, Haliti ka thënë se për këtë gjë nuk është kontaktuar nga askush.
Thotë se kjo gjë është përgjegjësi e atyre që po tentojnë ta zgjedhin presidentin.
“Le te gjejnë more ata vetë. Mua nuk më ka thirrë askush për një cështje të tillë. Le të bëjnë ata zgjidhjen”, ka thënë shkurt Haliti për Gazeta Blic.
Në anën tjetër, sonte pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, për ta hedhur në votim zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Teksa, Lidhja Demokratike e Kosovës, me vendim të kryesisë kanë vendosur që të qëndrojnë në sallë kur të hedhet në votim Vjosa Osmani – presidente.Mirëpo, një gjë e tillë nuk pritet të respektohet nga 15 deputetët e LDK-së.
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pritet që ta bojkotojnë seancën, me qëllim pamundësimin e zgjedhjes së Osmanit presidente.
Qeveria Kurti, aktualisht është duke mbajtur mbledhje, ku po diskutohet ndryshimi i ligjit për zgjedhje.
Pas përfundimit të mbledhjes, pritet që ky ligj të hidhet në votim sonte tek deputetët e Kuvendit.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këto zhvillime politike.
Të tjera
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...