Lajme

Ekskluzive| UEFA i shkruan KPM-së për Artmotion (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 28 September 2018

Një letër e agjencionit TEAM, i autorizuar nga UEFA për të bërë shitjen globale të drejtave televizive, duket se i ka dhënë fund dilemave nëse kompania Artmotion pronë e Shkëlqim Devollit, ka të drejtë të transmetoj ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Kosovë përmes Serbisë.

Dokumenti të cilin e posedon Gazeta inFokus, sqaron se ndeshjet e ligës së Kampionëve në gjuhën serbe për tërrtorin e Koosvës I posedon Radio Televizioni i Serbisë dhe Telekomi serb.

Kështu, kompania Artmotion duke kontraktuar transmetimin e Arena Sport të RTS-së në platformën e vetë ligjërisht mund ti transmetoi ndeshjet edhe në Kosovë. Por në gjuhën serbe.

-Advertisement-

Kjo sipas zyrtarëve të UEFA-s nuk nënkupton shkelje të sovranitetit territorial të Kosovës.

“Fillimisht, dëshirojmë të konfirmojmë se UEFA respekton sovranitetin e Republikës së Kosovës. Siç e dini Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar si anëtare e UEFA në maj të vitit 2016. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore për të udhëhequr procese të ndara për të drejtat e transmetimit në media të për Ligën e Kampionëve të UEFA-s në territorin e Kosovës për herë të parë”, thuhet në letren e siguruar nga Gazeta inFokus.

Sipas UEFA-s, gjatë konsultimeve për shitjen e të drejtave të transmetimit në Kosovë është konsideruar se transmetimi i ligës së kampionëve në gjuhën serbe është i rëndësisë sekondare pasi fillimisht askush nga Kosova nuk ka shprehur interesim për këto drejta.

Kjo duket të jetë edhe arsyeja kryesore që UEFA u ka lejuar RTS-së dhe Telekomit serb, të drejtat dytësore të transmetimit të ndeshjeve në gjuhën serbe në territorin e Kosovës, shkruan inFokus.

Në letër poashtu theksohet se për këtë çështje kanë qenë të njoftuara kompanitë kosovare të cilat kanë qenë në garë për blerjen e të drejtave parësore të Ligës së Kampionëve.

“Në vazhdën e takimeve të shitjeve në Prishtinë, ndërmjet 13-15 shkurt 2018, TEAM i ka njoftuar ofertuesit e mundshëm për dhënien e të drejtave jo-ekskluzive në gjuhën serbe tek RTS dhe Telekomi serb”, thuhet në këtë dokument” thuhet tutje në letren e UEFAS.

Javën e kaluar Komisioni i Pavarur për Media kishte vendosur të ndërpres përkohësisht transmetimin e këtyre ndeshjeve nga kompania Artmotion deri në qartësimin nëse të drejtat e transmetimit përmes Serbisë shkelin sovranitetin territorial të Kosovës.

Por, Bordia i ankesave në KPM ka hedhur poshtë këtë vendim.

Gazeta inFokus ka siguruar vendimin e Bordit të Ankesave të KPM-së, icili i jep të drejtë kompanisë së Shkëlqim Devollit të vazhdoi operimin pa pengesa në Kosovë.

“Bardi për Ankesa, në seancen e mbajtur me 28.09.2018, ka shqyrtuar pretendimet ankimore dhe pasi që vlerësoj Vendimin e kundërshtuar, vendosi qe, Ankesa duhet te aprovohet si e bazuar, kurse Vendimi i kundërshtuar ta anuloj”, thuhet dokumentin e siguruar nga Gazeta inFokus.

Dorëzohet KPM, lejon Devollët të transmetojnë futbollin serbisht në Kosovë (Dokument)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera