Ekonomi

Ekskluzive| Trepça dikur ndërtonte Jugosllavinë tash operon me mbi 5 milionë euro humbje

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 06 February 2020

“Trepça punon, Beogradi ndërton” është një frazë e famshme, famëkeqe, e cila përcolli punën e gjigantit metalurgjik dhe minatorëve të kësaj ndërmarrjeje, por që fitimet shkonin për t’u ndërtuar një pjesë e Serbisë.

Në fakt, Trepça njihet si një prej gjigantëve më të mëdhenj të kësaj fushe në rajon e Evropë, shkruan gazeta inFokus.

Por, funksionimi i saj, pavarësisht krejt namit e mundësisë, tani është shumë i dobët e në gjendje të mjerueshme.

-Advertisement-

Vlerësimi i performancës së punës së Bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore, për vitin 2018, tregon se Trepça punoi me bilanc negativ.

E sipas dokumenteve të cilat ekskluzivisht i ka siguruar Gazeta inFokus, tregojnë që vitin 2018 Trepça e kishte përmbyllur me 5.4 milionë euro humbje.

Ndërsa, Auditori i Jashtëm kishte gjetur se as pasqyrat financiare nuk ishin prezantuar siç duhet.

“Auditimi i Pasqyrave Financiare nga Auditori i Jashtëm për vitin që përfundon me 31 dhjetor 2018 është vlerësuar me mohim i opinionit duke konsideruar se këto pasqyra janë të mangëta pasi nuk prezantojnë të gjithë aktivitetin dhe pasuritë e shoqërisë dhe të gjitha njësive të saj dhe nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore të raportimit financiar bazuar në ligjin 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe me Standardet Ndërkombëtare”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera