Lajme

Ekskluzive| “Titanët” Kurti e Mustafa takohen për pak minuta në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 27 January 2020

E diela ishte afati i fundit që Isa Mustafa, kryetari i LDK-së i kishte dhënë Kurtit të Vetëvendosjes për të arritur marrëveshjen e qeverisjes.

E menjëherë këtë të hënë, si duket do të ndodhë takimi në mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Sipas burimeve të sigurta, Gazeta inFokus mëson se Albin Kurti i Vetëvendosjes e Isa Mustafa i LDK-së do të takohen për pak minuta në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Këtu pritet që të finalizohet edhe marrëveshja, për të cilën Gazeta inFokus, gjatë kësaj dite raportoi se tashmë veç është arritur por pritet largimi i Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera