Lajme

EKSKLUZIVE: Sot mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 02 April 2021

Sot në orën 16:00 do të mblidhet qeveria Kurti. Kjo u bë e ditur sipas një njoftimi zyrtar ku nuk u dhanë detaje se pse do të mbahet kjo mbledhje.

Gazeta inFokus mëson se sot do të mbahet edhe seancë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Derisa ende nuk është vendosur për kohën burime të Gazetës inFokus kanë thënë se ka shumë mundësi që sot pritet të mbahet edhe seanca për presidentin.

-Advertisement-

Ndërsa të premten zyrtarisht qeveria Kurtit bëri të ditur se e kanë siguruar kuorumin për të mbajt seancën për votimin e presidentit.

Gazeta inFokus do të iu mbajë të informuar për orën se kur do të mbahet seanca.

/Gazeta inFokus/  

Procedura e zgjedhjes së presidentit: 

Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit] 1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës.
4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës. 6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera