Fokus

Ekskluzive: Sonte n’Konak Albin Kurti siç nuk e keni dëgjuar asnjëherë më parë

Autori: Halil Berisha 13:15 | 24 August 2019

Sot, prej orës 18:00, Gazeta inFokus do të jetë n’konak te Albin Kurti, intervistë si asnjëherë më pare.

Prodhimi më i ri televiziv i gazetës inFokus, n’Konak me Kosovë Gjocin, këtë javë shkon mysafir tek një personazh shumë interesant.

Fjala është për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, i cili për herë të parë, veç politikës, para e pas luftës, flet edhe për jetën e tij private.

-Advertisement-

Si është konaku i Albin Kurtit, a pret shumë mysafir dhe kush e viziton, si nga miqtë ashtu edhe nga politikanët?

Kurti flet edhe për gruan e tij, kush është shef i konakut të familjes Kurti dhe se a flet vajza e tij shqip apo norvegjisht?

Po Albini, si ka qenë si fëmijë dhe para se të bëhet fytyrë publike?

Roli i Kurtit në protestat e vitit 1997 dhe si e vlerëson bashkëpunimin me Adem Demaçin?

Rruga e Kurtit nga protestat në UÇK e në politikë?

Çfarë thotë Albin Kurti për kohën që qëndroi në burgjet serbe, momentet kritike, por edhe çfarë bëri që të lirohet, duke e ditur që pati edhe të atillë që nuk janë liruar fare, e ende nuk dihet fati  i tyre?

Lindja e Lëvizjes, kush i ndihmoi e kush e pengoi?

Kush ishte fajtor për ndarjen e Vetëvendosjes pasi arriti suksesin më të madh në histori të saj dhe cilat janë pritjet e Kurtit për zgjedhjet e reja?

Me kë VV do të bënte koalicion e me kë jo dhe cilat janë kushtet për bashkëpunim?

A do të pranoj Albin Kurti ta jap postin e kryeministrit për tu arritur koalicioni me LDK-në dhe cilin kandidat nga kjo e fundit do ta pranonte për të udhëhequr qeverinë?

Cili është mendimi i Kurtit për liderët politik si në Kosovë dhe ata në Shqipëri?

Pse lideri i Vetëvendosjes nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e Ibrahim Rugovës?

Veç këtyre pyetjeve, Albin Kurti do të tregoj edhe sa i pasur është, çka i ka ngelur merak në jetë, por edhe nga çka frikësohet?

Në këtë intervistë do të mesoni edhe për librat dhe autorët e preferuar të Kurtit?

Momenti më i vështirë në jetën e tij, por edhe cila është shakaja që e bëri Albin Kurtin të qeshi më së shumti ndonjëherë?

Këto, por, edhe shumë të tjera, për herë të parë do të mund ti dëgjoni nga vet Albin Kurti, këtë të shtunë, në ora 18:00, vetëm në Gazeta inFokus dhe RTV Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera