Kulturë

EKSKLUZIVE: Skulptori nga Kosova tregon për skulpturën e tij e cila është e ekspozuar në Teheran

Autori: Ermirë Berisha 22:55 | 02 September 2022

Skulptori kosovar, Butrint Morina, ka treguar se vepra e tij artistike “Përpjekjet e para”, është ekspozuar në hapësirat publike të Teheranit, shkruan Gazeta inFokus.

“Pata fatin që prap të jem pjesë e një simpoziumi shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, simpoziumi i skulpturës në Teheran ka qenë një prej simpoziumeve më të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë skulptori.

Morina për emisionin N’Konak me Islam Morinën, është shprehur se kjo vepër është vlerësuar lartë nga Teherani dhe për atë arsyeje po vazhdon të jetë e ekspozuar në këtë qytet.

-Advertisement-

“Atje kam realizuar një projekt gjatë simpoziumit të skulpturës atje dhe ky projekt quhej përpjekjet e para është një formë abstrakte e cila në një farë mënyre tregon përpjekjet e para të një fëmije për të lëvizë, ka qenë interesant edhe për këtë arsye ata kanë dashtë me pas atje që tash është i vendosur në një hapësirë publike në qytetin e Teheranit”, ka treguar për emisionin N’Konak, skulptori me renome ndërkombëtare Butrint Morina./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera