Ekskluzive: Shuhet ndërmarrja NKEC që shpenzoi deri në 700 mijë euro, pa kryer asnjë punë
Autori: H. Smajli 15:23 | 13 February 2024
Plot 20 milionë euro i kushtoi Kosovës humbja e arbitrazhit me kompaninë “Contur Global”, e cila ishte kontraktuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Por përveç kësaj, Kosova vazhdoi të humbasë para deri në fund të vitit 2023 nga kjo çështje.
Kjo sepse ndërmarja që ishte formuar në vitin 2018 për të ndërmjetësuar në mes të kompanisë “Contour Global” që ishte kontraktuar për ndëtimin e termocentralit “Kosova e RE” dhe qeverisë, e vazhdoi operimin edhe për afro 4 vite të tjera pa pasur asnjë punë e vetëm duke shpenzuar hiq më pak se deri 700 mijë euro të buxhetit të shtetit.
Madje ishte pikërisht qeveria Kurti që ndërroi dhe vendosi bordin e ri të kësaj ndërmarrjeje që nuk kishte ndonjë funksion.
E më në fund kjo ndërmarrje nuk ka më asnjë punëtor. Këtë për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar ekskluzivisht nga Ministria e Ekonomisë të cilën kanë deklaruar se deri në fund të vitit 2023 kishte mbetur edhe një punëtor i kësaj ndërmarrjeje kurse tani nuk ka asnjë.
“Bordit i ka skaduar mandati. Bordi ka dorëzuar raport të detajuar për punën dhe rekomandime për hapat e mëtejmë, duke përfshirë shpërbërjen e ndërmarrjes. Bordi i ka kthyer shtetit tepricën e mjeteve dhe nuk ka më paga që paguhen. Ndërmarrja nuk ka asnjë të punësuar. Më parë ka pasur 3 të punësuar dhe deri kah fundi i vitit 2023 ka pasur 1 të punësuar, e tanimë nuk ka asnjë”, kanë thënë për Infokus nga Ministria e Ekonomisë.
Por si po e arsyeton Ministria e Ekonomisë vazhdimin e ekzistencës së kësaj ndërmarrjeje deri në fund të vitit 2023?
Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Ekonomisë për Gazetën Infokus kanë konfirmuar se ndërmarrja kishte vazhduar funskionimin dhe se arsyeja pse ishte ndërruar e vendosur bordi i ri ishte për “ti dhënë zgjidhjen përfundimtare ndërmarrjes”.
“Ndërmarrja ka vazhduar të ekzistojë përderisa ka pasur çështje të hapura rreth projektit të termocentralit. Bordi është emëruar për të t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare ndërmarrjes. Ndërmarrja nuk ka operime, dhe bordi ka propozuar shpërbërjen e saj. Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike ka propozuar shpërbërjen e ndërmarrjes, mbështetur në raportin dhe rekomandimin e bordit të drejtorëve”, thuhet në përgjigjen e ME-së për Infokus.
Kujtojmë se kjo ndërmarrje ishte formuar me qëllim të marrjes së gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga Termocentrali “Kosova e Re”, si ndërmjetësuese mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global.
Pas tërheqjes së qeverisë dhe shkëputjes së kontratës me Contour Global, do të duhej të përfundonte punën edhe ndërmarrja NKEC, por kjo nuk ndodhi.
Stafi i NKEC përbehej nga, Bordi i Drejtorëve – 5 anëtarë, Drejtori Ekzekutiv, UD i Drejtorit të Shërbimeve Korporatave, si dhe Zyrtari për Financa dhe Kontabilitet.
Sipas Raportit të Auditimit nga ZKA për Ndërmarrjen e Re Energjetike për vitin financiar 2019, kjo Ndërmarrje Publike vetëm për paga kishte shpenzuar 88,725.00, për Bordin e Kryeshefit ekzekutiv dhe dy të punësuar.
Por si përfundoi në arbitrazh e me 20 milionë euro dëmshpërblim, ajo që po konsiderohej si një ndër investimet më të mëdha në Kosovë?
I vlerësuar si një nga investimet më të mëdha të huaja në Kosovë në vlerë prej 1.3 miliard euro, projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” nuk u finalizua.
Investitori Contour Global përveç që u tërhoq nga ndërtimi i termocentralit në mars të vitit 2020, e dërgoi Kosovën edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për mosrespektim të kontratës.
Me datë 24 maj 2020, sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ka qenë e paraparë që të bëhet mbyllja financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”, por kjo nuk është arritur në kohë.
Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave, me kontratë ishin paraparë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.
Nëse zvarritjet e kontratës me Contour Global shkaktoheshin nga Kosova duke mos i përmbushur obligimet, atëherë Qeveria e Kosovës do të ketë si përgjegjësi financiare ndaj kompanisë ContourGlobal, një vlerë prej 19.7 milionë eurosh.
Qysh edhe ndodhi. Shteti i Kosovës u obligua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit që të paguante hiq më pak se 20 milionë euro me në tetor të vitit 2023./Gazeta Infokus/
Qeveria e Kosovës merr vendimin për Contour Global dhe dënimin prej 20 milionë euro
Të tjera
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...