Lajme

Ekskluzive: Sami Lushtaku synon edhe një mandat, PDK-në e pret përçarja në Skenderaj!

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 13 August 2017

Kryetari i Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku ka shfaqur dëshirë që të kandidoj sërish për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e sivjemte lokale që pritet të mbahen më 22 tetor.

E rishfaqja e dëshirës për të garuar edhe njëherë për kryetar të komunës të cilën Lushtaku e ka udhëhequr që nga paslufta, ka bërë që marrëveshja ‘sekrete’ e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, me ish-deputetit të legjislaturës së kaluar Nuredin Lushtaku, e cila kishte të bënte me nominimin e këtij të fundit për kryetar të Komunës, për çka edhe nuk ishte përfshirë në listën zgjedhore, ka bërë që ajo të komplikohet.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” ish-deputeti Lushtaku, ka konfirmuar komplikimin e marrëveshjes paraprake me kryetarin e partisë Veseli, pas rishfaqjes së vullnetit të kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për rikandidim, në një takim që kishin mbajtur të tre së bashku gjatë ditës së djeshme.

-Advertisement-

“Në një takim të cilin e kemi mbajtur të shtunën unë dhe Sami Lushtaku me kryetarit e partisë, Kadri Veseli, Samia ka pretenduar që të kandidohet edhe njëherë për kryetar të komunës me arsyen që nominimi i tij të jetë si shpërblim pasi që ka qenë në burg dhe s’ka mundur të udhëheq me një mandat dhe po do të jetë edhe njëherë kryetar i komunës.

Atij nuk po i duket pak që si shpërblim e ka djalin në parlament, nuk është i kënaqur as që është kryetar i partisë edhe pse një vëlla e ka asambleist në komunë.  Unë kam marrëveshje me Kadri Veselin para shpërbërjes së parlamentit që të kandidohem për kryetar komune dhe për këtë arsye nuk kam hy në listë të deputetit”, tha ish-deputeti Lushtaku për “Gazeta Blic”

Nuredin Lushtaku, PDK

Tutje, ai paralajmëron se nëse kryetari i PDK-së Veseli, vendos që të nominoj për kryetar të Komunës së Skenderajt, kryetarin aktual të saj, do të del kundër kësaj kandidature dhe do të mbështes kundërkandidatët tjerë të tij.

“Nëse mirret ndonjë vendim, pra nëse kandidohet Samia, unë jam kundër asaj dhe kush do që është kundër kësaj unë jam kundër atyre.

Unë ose do të garoj vet si i pavarur ose kush do që është i interesuar unë do të  bëhem me ta”, u shpreh ai.

Ky ish-deputet i PDK-së, krejt në fund ka porositur shefin e partisë së tij Veselin, që në rast se vendos për ta rikandiduar kryetarin Lushtaku, të ia emëroj ministër të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, vëllaun e këtij të fundit Ukshinin i cili është asambleist në Komunën e Skenderajt.

“Nëse Kadri Veseli merr vendim që ta nimonoj Sami Lushtakun për kreytar komune, unë i propozoi Kadri Veselit që t’ia merr edhe atë vëlla që e ka asambelist Samia, Ukshinin e le të bën ministër të arsimit se ka merak ai për ta kontrolluar arsimin”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, “Gazeta Blic” kohë më parë pati raportuar se ishte arritur një marrëveshje ‘sekrete’ ndërmjet ish-deptuetit Lushtaku dhe Kadri Veseli, që ai të garoj në zgjedhjet e sivjetme lokale për kreytar të komunës.

Në po atë kohë, ish-deputeti Lushtaku pati pohuar gatishmëri për të kandidauar për postin e kryetarit por duke mohuar se ka diçka konkrete nga partia e tij./Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera