Lajme

Ekskluzive: Realizohet 100% aksioni i IPK-së, këta janë emrat e zyrtarëve policorë që përfunduan në pranga

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 19 September 2020

Mega-aksioni policor i cili u zhvillua mbrëmë dhe sot nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i asistuar nga Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, i cili kishte për qëllim kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale në zonën e Karaçevës, rezulton se u realizua me sukses 100%, së paku nga ana e IPK-së, pasi që në pranga të tyre përfunduan 12 zyrtarë policorë për të cilët ishte urdhëruar arrestimi.

Gazeta Sinjali publikon listën ekskluzive me emrat dhe mbiemrat e plotë të zyrtarëve policorë të arrestuar. Nga numri total i të arrestuarve, 8 policë janë shqiptarë dhe 3 të tjerë nga komuniteti serb.

Për të gjithë këta zyrtarë është urdhëruar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda këtij afati, të njëjtit pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

-Advertisement-

Lista e plotë:

Ferid Leci

Imer Spahiu

Raif Thaçi

Sokol Keka

Hydush Kastrati

Fatmir Kallaba

Selami Kastrati

Svetozar Markoviç

Asllan Kryeziu

Zllatan Arsiç

Stavisha Nikoliç

Feat Zeqiri

Zyrtarët policorë që u prangosën mbrëmë dhe sot, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si: trafikim i qenieve njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit, ata dyshohet se vendosën të rreshtohen me krimin, t’i ndihmojnë kontrabandistët dhe të përfitojnë nga veprimtaria e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera