Lajme

EKSKLUZIVE/ Qeveria e Kosovës të shtunën “ngujohet” në Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 28 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kabinetin e tij qeveritarë do ta zhvendos nga ndërtesa e qeverisë në Prevallë, shkruan Gazeta inFokus.

Mbledhja e gjatë e kabinetit qeveritarë  që është këtë të shtune do të mbahet në Bjeshkët e Sharrit, ku do të diskutohet programi qeverisës i koalicionit LDK-LVV, shkruan Gazeta inFokus.

Haki Abazi, zëvendëskryeministri e ka konfirmuar për Gazeten inFokus se  takimi do të mbahet në Prevallë duke mos dhënë arsye pse do të mbahet në Prevallë.

-Advertisement-

“Nga ora 7 e mengjesit deri në mesanatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim”./Gazeta inFokus

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga i gjithë kabineti qeveritar që të shtunën të kenë të lirë pasi do të mbajnë mbledhje gjithëditore.

Kurti bëri të ditur se në këtë mbledhje gjithëditore draft programin qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera