Fokus

Ekskluzive: Pritet zhbllokimi i xhirollogarive të Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 16 November 2020

Një takim që po zhvillohet aktualisht mes menaxhmentit të Telekomit, Sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie e drejtuesve të qeverisë pritet t’i japë udhë zhbllokimit të xhirollogarive të kësaj kompanie publike.

Burime të Gazetës inFokus kanë siguruar se llogaritë do të zhbllokohen shumë shpejtë, vetëm kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u finalizuar në këtë takim.

Kujtojmë se llogaritë e këtij institucioni u bllokuan për shkak të borxhit ndaj Z Mobile.

Ato ka më shumë se 2 javë që po vazhdojnë të jenë të bllokuara.

E për këtë punëtorët e Telekomit tashmë disa herë kanë protestuar.

Një protestë e punëtorëve të Telekomit është duke u zhvilluar edhe tani para objektit të qeverisë.

Ata kanë deklaruar se nuk largohen nga sheshi nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre./Gazeta inFokus/

Të tjera