EKSKLUZIVE: Prapaskenat e”zhdukjes” së hard diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë- moment nga i cili edhe u rrëzua qeveria Kurti
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 21 May 2020
“Unë personalisht mendoj se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar me Koronavirus”.Ishte kjo deklaratë e Agim Veliut e dhënë më 17 mars vonë në mbrëmje, që e “detyroi” Kryeministrin Albin Kurti, të nesërmën ta shkarkojë atë nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.
Për më tepër, shefi i Qeverisë e kishte akuzuar Veliun edhe për “puç” bashkë me presidentin Thaçi. “Përse Agim Veliu nuk e kërkoi gjendjen e jashtëzakonshme në mbledhje të Këshillit të Sigurisë, por jashtë saj”, kishte akuzuar Kurti.
Por, se çka u bisedua në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, tashmë nuk ka as inçizim e as transkript.Kjo për faktin se në mbledhjen e datës 17 mars kishte dështuar inçizimi në diktafon dhe me teknikën që është e instaluar në këtë objektin ku i mban mbledhjet
Këshilli i Sigurisë.Gazeta Blic ka parë komplet dosjen e këtij rasti.Aty thuhet fije për pe se si ka ardhur deri te dështimi i procesverbalit të kësaj mbledhjeje dhe dështimit të audio inçizimit.Në komunikimet e brendshme që ka pasur ushtrues i detyrës së Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Bekim Podrimçaku, Kastrot Dermaku, udhëheqës i sektorit të IT-së dhe Shaqir Shaqiri drejtor i Qendrës së Situatave, shihet se si erdhi deri tek dështimi i inçizimit të kësaj mbledhjeje.
Në këto komunikime thuhet se para fillimit të mbledhjes të KSK ( 17 mars) shefi i IT Kastritot Dermaku ka kontrolluar të gjitha pajiset përfshirë hardisqet dhe diktafonin për të regjistruar zërin, por që ai pas pak minutash është detyruar të largohet nga ndërtesa e qeverisë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të një kontakti që ka pasur me disa persona të konfirmuar me Covid – 19.Para kësaj date Dermaku përmes telefonit e kishte njoftuar sekretarin e KSK se nuk mund të dalë në punë deri me datë 27 mars për shkak të vetiozlimit.
Si ndodhi dështimi i regjistrimit të zërit dhe process verbalit
Shaqir Shaqiri (drejtor i Qendrës së Situatave) i autorizuar për regjistrimin e zërit dhe procesverbalit pas dështimit të këtij procesi, bazuar në letër këmbimet zyrtare e ka pranuar se ka dështuar në regjistrimin e zërit ( i ka dështuar aparati për incizim – diktafoni), por që për pjesën tjetër të paisjeve sipas tij, ai i ka lëshuar për incizim.Sipas tij, edhe pas aktivizimit, paisjet nuk janë aktivizuar.Këtu edhe mbyllet fillimisht historia e dështimit të procesverbalit të asaj mbledhje.Por kjo çështje sërish rikthehet në vëmendjen e atyre që kanë qenë përgjegjës për regjistrimin e gjithçkaje të asaj mbledhje kur më 25 mars të këtij viti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kjo çështje sërish vihet në agjendë.Aty dikush përmend se si u “zhdukën” provat dhe dëshmitë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës
.
Siç merr vesh Gazeta Blic, në “siklet” se kjo çështje u riaktulizua, U.D. i sekretarit të KSK, Bekim Podrimçaku kërkon që të insepktohen të gjitha ato pajisje, në kërkim të fajtorit për dështimin e tyre.Një inspektim i lehtë i paisjeve por pa sukses për të gjetur fajtorin, rekomandohet që rasti të lajmërohet në Policinë e Kosovës, gjegjësisht te sektori për krime kibernetike për të arritur deri në një përfundim, nëse paisjet ishin prishur apo këtu kishte dorë faktori njeri.
Ky rekomandim që i është bërë sekretarit të KSK, nuk e kishte përfillur ky i fundit, kësisoj duke mos e lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.
Kur sekretarit të KSK po i “ngushtohej” puna, pas 12 ditësh nga ky dështim i vë gjërat në lëvizje.Bazuar në dokumentat që ka parë gazeta Blic, Podrimçaku kërkon procedurë hetimore (disiplinore) ndaj Kastriot Dermakut shefit të IT-së, dhe Shaqir Shaqirit, drejtor i Qendrës së Situatave.Për ta “shpërlarë” veten nga ky skandal, sekretari i KSK-së e largon nga puna shefin e IT-së, Dermakun ani pse i njëjti kishte ofruar dorëheqjen disa ditë më herët (para 17 marsit).
Si refuzoi Komisioni disiplionor të merret me rastin “Dermaku e Shaqiri”, duke rekomanduar që rasti proces verbali të dërgohet në polici dhe prokurori
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...