Fokus

Ekskluzive: Për çka kërkohej nga SHBA-të i paraburgosuri 82-vjeçar që vdiq në QKUK (Dokument)

Autori: Halil Berisha 09:59 | 03 July 2019

82-vjeçari, Ramiz Bordoniqi, që u arrestua në Kosovë pas kërkesës së Interpolit dhe kërkesës për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vdiq më 2 Korrik në Në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së dhe se i njëjti vuante nga Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2  dhe Bronchitis.

Gazeta inFokus, ka siguruar edhe kërkesën për caktimin e paragurgimit ndaj të njëjtit e lëshuar më 12.06.2019.

Në këtë dokument përmenden edhe detajet se për çfarë akuzash dyshohej dhe arsyeja e kërkesës për ekstradim nga SHBA-të, shkruan gazeta inFokus.

“Në kërkesën për ekstradim ceket se në vitin 1998 Ramiz Bordoniqi ka hyrë në SHBA ku ka qëndruar në mënyrë ilegale ashtu që nga viti 1998 deri në shtator të vitit 2001 i njëjti ka ndihmuar vëllain e tij që të zhvilloj një ndërmarrje prostitucioni dhe narkotikëve në Fairbanks, Alaska”, shkruhet në dokument.

Më tutje, këtu thuhet se tanimë i ndjeri kishte ndihmuar vëllain e tij, që veprat e dyshuara, i kishin zhvilluar në një sallon masazhes, restorant dhe një biznes tjetër.

“Vëllai i tij ka mbajtur një lloj biznesi dhe llogari bankare për një sallon masazhesh, restorant dhe biznes të ndërrimit të çeçeve dhe se sallonin për masazh e ka përdorur për shfrytëzimin e prostitucionit dhe shitjen e kokaines, duke shitur së paku 345 gram kokainë nga marsi i vitit 1998 e deri në nëntor të vitit 2000. Vëllau i të njëjtit në shtator të vitit 2000 ka blerë një veturë në SHBA me çmim prej 25.000 dollarë amerikan dhe atë nga aktiviteti kriminal i Ramizit dhe vëllait të tij”.

Kështu, po në këtë vit, vëllau i të ndjerit Ramiz Bordoniqi, u arrestua nga forcat e rendit të Amerikës.

“Në nëntor të vitit 2000 vëllai i Ramizit është arrestuar, ku i dyshuari mori vendbanimin në sallonin e masazhit dhe filloi menaxhimin e ndërmarrjes së vazhdueshme të prostitucionit të kryer në atë lokacion. Gjatë kohës sa ka qenë në burg vëllau i Ramizit, ai e ka telefonuar po thuajse çdo ditë të pandehurin Ramiz duke i dhënë udhëzime për mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes së prostitucionit dhe veprimtarisë me narkotik përkatësisht blerjen dhe shitjen e kokainës”.

Kështu, duke pas parasysh këto dyshime edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës kishte kërkuar paraburgimin prej 40 ditësh e arsyetuar me rrezikun që mund të arratiset nga Kosova. / gazeta inFokus/

Të tjera