Lajme

Ekskluzive: Pas heqjes së reciprocitetit Avdullah Hoti javën e ardhshme në SHBA për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 06 June 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet që së shpejti të jetë mysafir i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo jo vetëm Hoti do të jetë mysafir i këtij takimi, aty do të ketë edhe përfaqësues nga nga Beogradi, të dialogut Kosovë – Serbi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës inFokus brenda kësaj partie. Këto burime kanë thënë për gazetën inFokus që qeveria e re pritet të mbyllë marrëveshjen Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Përmbajtja e kësaj marrëveshje ende nuk dihet, shkruan gazeta inFokus.

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzonte Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë e cila sipas Kurtit do të prekte edhe territorin aktual të Kosovës.

E madje në ditën kur me mocion votëbesimi u rrëzua qeveria Kurti nga partneri i saj bashkë qeverisës LDK-ja, Kurti akuzonte këtë parti për bashkëpunim me Thaçin në marrëveshjen sekrete.

Rreth kësaj marrëveshje pati debate e reagime të shumta saqë edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

Vizitës së Hotoit në SHBA i paraprirë vendimi i sotëm i heqjes së reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera