Lajme

Ekskluzive/ Pakënaqësi mes partive, AKR: LDK i iku marrëveshjes, kanë bërë ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 January 2021

Pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, rrodhën lajme se AKR është duke e kërcënuar LDK-në me largimin nga koalicioni pasi që nuk janë të kënaqur me renditjen e kandidatëve të tyre në listë.

Indeksonline në lidhje me këtë temë kontaktoi zëdhënësin e AKR-së, Vesel Makolli i cili tregoi se LDK i ka ikur marrëveshjes që kishin, duke bërë ndryshime.

“Është një pakënaqësi, nuk është kërcënim, se ne jemi marrë vësh për një tjetër renditje, kur i kemi dërguar kandidatët, i kemi dërguar edhe numrat që jemi marr vesh më herët, ekipet tona që janë marrë vesh, të nivelit më të lartë. Pastaj është bërë një ndryshim.”

-Advertisement-

“Nuk është se pse ju ka ndërruar numri presidentit, Behgjet Pacollit, se në marrëveshja ka qenë numër katër, tash është numër 5 . Po nuk është kjo pakënaqësi e jona shkaku i Behgjet Pacollit, se atë vendos i 80-ti, 100-ti, ai merr vota, nuk është aty problemi. Por, problem është tek të tjerët kandidatë, ku pastaj është krijuar një mos kënaqësi.”

“ Nuk dua ta përdori ndonjë fjalë më të rëndë por nuk na kanë dal në fjalë, i kanë ikë marrëveshjes, kanë bërë ndryshime në marrëveshje. Andaj në atë kontekst sot ekipet tona janë duke punuar ndërmjet veti për ta sjellë situatën në pozicion që ne e kemi propozuar”, tha Makolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera