Lajme

Ekskluzive| N’Konak për herë të parë Fatmir Sejdiu rrëfen për prapaskenat e 17 Shkurtit 2008

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 14 February 2020

Në përvjetorin e 12 të pavarësisë së Kosovës, këtë të diele në emisionin N’Konak me Kosovë Gjocin, flet njëri nga protagonistet kryesorë të kësaj dite historike, ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu.

Në këtë interviste, Sejdiu shpalos për herë të parë prapaskenat e 17 shkurtit 2008.

Ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu tregon se pse u vendos pikërisht 17 shkurti si dita e shpalljes së Pavarësisë e a ishte vetëm Hashim Thaçi, ai i cili e dinte datën se kur do të shpallej Kosova e pavarur.

Po ashtu ai tregon edhe për dilemat që ishin se kush do të lexonte dekretin e pavarësisë, cilat ishte momentet më interesantë dhe të vështira të tij.

Rrëfimet për këto dhe shumë ngjarje të tjera nga jeta e Famir Sejdiut do të keni mundësi t’i ndiqini këtë të diel N’Konak, duke filluar nga në ora 21:00 në ekranin e televizionit T7, dhe në faqet zyrtare në Facebook të Gazetës Express dhe Gazetës inFokus.

Të tjera