Lajme

EKSKLUZIVE nga Beogradi: Oliver Ivanoviçi u vra nga shërbimi sekret serb

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 18 January 2018

Vrasja e Oliver Ivanoviçit e ka lëkundër deri në themele Serbinë dhe Kosovën, por edhe shtetet e tjera fqinje.

Të vrarin, Prokuroria e Kosovës e kishte akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë, të kryera në vitin 1999 dhe 2000, duke e cituar atë si komandant të formacioneve paraushtarake. Ai “fajson” të tjerët për krime lufte, kështu e nisin tekstin mediat kroate për vrasjën e liderit të partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç i cili u vra të martën në mëngjës para zyrës se tij në Mitrovicë, transmeton Infokusi.com

Burime të sigurta dhe  mirë-informuara nga Beogradi kanë treguar për portalin kroat dnevno.hr një tjetër anë të mundshme.

-Advertisement-

“Nuk do të ketë pasoja, as nuk do të ketë ndonjë luftë midis Serbisë dhe Kosovës. Është shumë e sigurt se ai është likuiduar nga shërbimi sekrete dhe se Serbia e ka miratuar atë. Ivanovic është shkolluar në Zagreb dhe ishte asistent KOS, dhe nuk është sekrete se ai ishte një njeri i besuar i Aleksandar Vasiljeviq, (kreu i shërbimit të KOS).

Teoria e burimit tonë ka një bazë të mundshme për  faktin se vetëm  dy ditë para vrasjes  CIA dha një alarm në të cilën paralajmëroi për terrorizëm të mundshëm dhe dhunën e motivuar politike që po ndodh në të gjithë vendin.

Se vrasja e politikanëve serbë është organizuar nga shërbimet sekrete serbe është edhe deklarata e bashkëbiseduesit tonë të dytë, njohës i mirë i trazirave dhe qështjeve politike. Por ai beson se motivet e vrasjes nuk kanë të bëjnë fare me krimet e luftës, transmeton Infokusi.com

Vrasja ka ndodhur për shkak të pezullimit të negociatave për njohje?

“Nuk është e çuditshme që serbët të heqin ndonjë prej politikanëve të tyre që nuk ju shkon për shtati. Ne kemi një shërbim inteligjence dhe paramilitare jashtëzakonisht të fortë. Kryetari ynë  është i vetëdijshëm se këtë vit duhet ta njohim Kosovën … Duke pasur parasysh se Ivanoviçi, me bindjen e tij për krime ka turpëruar kosovarët,  ishte një zgjedhje ideale për likuidim që Serbia do të shtyjë negociatat me Kosovën. Ata thjesht kërkuan një mënyrë për të ndaluar negociatat … ”

Në lidhje me urgjencën e zgjidhjes së situatës Kosovë-Serbi, mediat serbe njoftuan këto ditë:

“Amerikanët tashmë po humbin durimin sepse duan të mbyllin qështjen e Kosovës si shtet i pavarur duke u bashkuar me OKB-në, të cilin qeveria aktuale në Beograd duhet të kishte përfunduar në vitin 2015. Tani ata do të bëjnë gjithçka për të arritur atë që kanë planifikuar, për shkak të premtimit të udhëheqjes së shtetit serb për t’i dhënë fund me Kosovën për të përkrahur Aleksandar Vuçiçin dhe qeverinë e tij, dhe duke mbyllur sytë para shtypjes së opozitës dhe censurës së medias “.

A ishte kjo vrasje zgjedhje të cilën e ka sjellur Aleksandër Vuçiq për të shmangur njohjen e Kosovës, ndoshta nuk do të dihet kurr. Sidoqoftë, fjalimi i tij dramatikë për publikun zbuloi më shumë sesa ishte e nevojshme. Në të vërtetë, Vuçiç shprehu dëshirën që Serbia  të kryej hetimet dhe se do të ballafaqohet me secilin që mendon se ai kishte të bënte me këtë vrasje, shkruan portali kroat dnevno.hr. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera