Fokus

Ekskluzive: MPJ ka grumbulluar mbi 10 mijë faqe dëshmi për krimet e serbëve, javën tjetër dorëzohen në prokurori

Autori: Halil Berisha 16:43 | 08 December 2019

Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Behgjet Pacolli ka grumbulluar mbi 10 mijë faqe dëshmi për krimet që kanë kryer serbët gjatë luftës në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë Gazetës inFokus, ja ka konfirmuar një burim i sigurtë, derisa i njëjti ka thënë që këto, ditëve të kësaj jave do t’i dorëzohen Prokurorisë së shtetit.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka grumbulluar material, prova e dëshmi më shumë se 10 mijë faqe, si Ministri e Punëve të jashtme, ditëve në vijim do të takohen me Prokurorinë ku edhe do t’ua dorëzojnë të gjitha dëshmitë që i kanë mbledhur”, i ka thënë ky burim Gazetës inFokus.

-Advertisement-

Në fakt, tashmë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka filluar publikimin e identiteteve të disa kriminelëve serb, që kryen krime të tmerrshme në Kosovë.

Sot, të dielën ka publikuar fotografi e të dhëna të dy nga përgjegjësit e masakrës së Dubravës dhe atyre që kanë zhdukur veprimtarin Ukshin Hoti.

“Një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë është masakra e burgut të Dubarvës ku shqiptarët u masakruan nga policia, ushtria dhe bandat e kontrolluara nga serbët. Një nga ata që i zhdukur është edhe profesor Ukshin Hoti. Këtu janë vetem dy nga personat përgjegjës për krimet e luftës në Dubravë, të cilët ecin të lirë në Serbi dhe që janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hoti”, pati shkruar Zyberaj.

Ndërsa, një ditë më parë, të shtunën, pati publikuar fotografi e të dhëna edhe për ata që përgjegjësit për masakrën e Reçakut, të cilën Aleksandar Vuçiq, Presiden i Serbisë e Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, e kanë quajtur trillim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera