Lajme

Ekskluzive: Motra e deputetes së LVV-së, 23 vjeçarja e lënduar nga rënia e çatisë së komunës

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 18 January 2024

Sot një vajzë u lëndua tek objekti i komunës së Prishtinës.

Sipas informacioneve që Infokus ka siguruar bëhet e ditur se motra e Fjolla Ujkanit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje është 23 vjeçarja e cila ka marrë lëndime të rënda sot nga shembja e një pjese të çatisë së komunës së re të Prishtinës.
Këtë për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar nga zyra për informim e LVV-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka thënë se nuk po duan që rasti të bëhet i madh.

“Nuk është Fjolla është motra e Fjolles, ajo prindërit i ka jashtë dhe nuk po duam që ta bëjmë të madhe” tha ai.

-Advertisement-

Ujkani aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën Intenzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Derisa për Infokus drejtori i Emergjencës ka deklaruar se ajo la lëndime të rënda pothuajse në të gjithë trupin.
Gazeta Infokus ka raportuar se çatia e komunës ishte renovuar në gusht të vitit 2023, pasiqë edhe një herë tjetër ishte shembur. Po ashtu kemi publikuar edhe kompaninë e cila kishte fituar tenderin për rinovim./ Gazeta Infokus/

https://gazetainfokus.com/ka-lendime-gati-ne-gjithe-trupin-kjo-eshte-gjendja-e-15-vjecares-qe-u-lendua-pas-shembjes-te-catise-se-komunes/?fbclid=IwAR3HrvOHdRdIOZLE7t6dHRoah-qBYhiZxzuBpIM2zg_-0WDjMyXNlwhweCc

https://gazetainfokus.com/ka-lendime-gati-ne-gjithe-trupin-kjo-eshte-gjendja-e-15-vjecares-qe-u-lendua-pas-shembjes-te-catise-se-komunes/?fbclid=IwAR3HrvOHdRdIOZLE7t6dHRoah-qBYhiZxzuBpIM2zg_-0WDjMyXNlwhweCc

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera