Fokus

Ekskluzive: Mësuesit e fshatrave të Kamenicës e dërgojnë Qëndron Kastratin në Gjykatë

Autori: Doresa Geci 11:40 | 12 May 2021

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, do të përballet në gjykatë me 26 mësimdhënës të fshatrave të kësaj komune.

Kjo pasi ata kanë dërguar kallëzim penal ndaj Kastratit në Prokurorin Themelore në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar ekskluzivisht kallëzimin penal të dërguar në Prokurori nga mësuesit e Kamenicës.

-Advertisement-

Sipas këtij dokumenti mësimdhënësit e Shipanicës së Poshtme, Busavatës, Kopernicës, Karaqevës së Poshtme dhe Petrocit, kanë paditur të parin e Kamenicës për keqpërdorim të detyrës zyrtar, e cenim të të drejtave të punës.

Kallezimi Penal në emër të mësimdhënësve është dorëzuar nga Alexander Borg Olivier nga Zyra Ligjore ABOlivier & Associates, me seli në Prishtinë.

Gjithashtu sipas burimeve nga prokuroria, Kallëzimi është duke u trajtuar me prioritet për shkak natyrës urgjente dhe specifike të rastit.

E gjithë kjo pasi Qëndron Kastrati në emër të reformës në arsim ka mbyllur shkollat e këtyre fshatrave, dhe ka lënë edhe fëmijët pa mësim.

Këto reforma të marra në vitin 2019 ishin kundërshtuar që nga fillimi nga prindërit e nxënësit, porse Qëndron Kastrati nuk i kishte marrë parasysh.

Më këtë riorganizim nuk ishin pajtuar as mësimdhënësit, mirëpo ndaj të njëjtëve Kastriati kishte shqiptuar vërejtje më shkrim.

Në kuadër të këtij riorganizimi ishte planifikuar mbyllja e disa shkollave dhe transferimi i nxënësve nëpër shkolla tjera me kilometra larg vendbanimeve të tyre.

Por këto reforma u anuluan nga Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci e cila ktheu në shkolla 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.

Më poshtë gjeni të plotë kallëzimin penal të 26 mësimdhënësve të Kamenicës ndaj kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera