Lajme

Ekskluzive: Laboratori Avicena-ks bastiset nga Policia pas raportimeve të Gazetës Infokus

Autori: H. Smajli 15:46 | 15 July 2020

Pas raportimit të Gazetës inFokus, se një laborator privat po kryen ilegalisht teste për koronavirus, policia i ka zënë derën të martën laboratorit Avicena-ks.

Burime të Gazetës inFokus tregojnë se zyrtarë të Krimeve Ekonomike Regjionale së bashku me Inspektoratin Shëndetësor kanë zënë në flagrancë punonjësit e këtij laboratori derisa po kryenin teste ilegalisht, siç tregojnë burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë ata kanë hetuar për pesë orë në vendin e ngjarjes deri sa kanë gjetur prova se po kryhen teste për COVID-19 në kundërshtim me ligjin në Kosovë.

E gjithë kjo erdhi pas raportimeve për disa ditë të Gazetës inFokus se laboratori i njëjte po kryen teste në mënyrë ilegale.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Skandaloze: Testime ilegale për coronavirus në laboratorin privat në Prishtinë    

Policia e Kosovës nuk e ka mohuar se kanë asistuar në këtë rast me kërkesë të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet policore,  në raste të caktuara kur kërkohet asistencë policore përmes njësiteve të saja iu asiston institucioneve të ndryshme përfshirë ndaj Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilëve mund t’i referoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre për inFokus.

Ndërsa Inspektorati Shëndetësor të kontaktuar nga Gazeta inFokus nuk kanë dhënë detaje në lidhje me aksionin.

Gazeta inFokus ka raportuar se laboratori privat Avicena-ks në Prishtinë po kryente ilegalisht teste për Covid-19.

Përmes dëshmitarëve si dhe me dokumente Gazeta inFokus ka raportuar për mënyrën se si po kryhen këto teste e që madje kishte dyshime edhe për vërtetësinë e tyre.

Gazeta Infokus ka insistuar po ashtu disa ditë të marr përgjigje për ligjshmërinë e testeve që bëhen në këtë laborator por përgjigje nuk ka marr.

Në Kosovë të drejtë për kryerjen e testeve për Covid-19 ka vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës./Gazeta inFokus/ 

LEXO EDHE: E konfirmon MSH-ja: Laboratori Avicena-Ks nuk ka licensë për të bërë teste për COVID-19

LEXO EDHE: Dëshmi të reja për laboratorin që po kryen ilegalisht teste për COVID-19 në Prishtinë (DOKUMENT)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera