Sport

EKSKLUZIVE: Ky futbollist i njohur do të prezantohet nesër te Llapi

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 03 August 2020

Pas përfundimit të elitës se futbollit kosovar, Llapi është klubi me aktiv në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët deri tash kanë transferuar katër lojtarë, Edon Zeqirin,  Eglentin Gjonin, Loris Kikkrin dhe Ardit Preposhin.

Përveç këtyre futbollistëve, klubi nga Podujeva nesër do ta prezantoj edhe një përforcim.

-Advertisement-

Gazeta inFokus mëson ekskluzivisht se Edon Sadriu do të jetë lojtari me i ri i Llapit.

Sadriu gjatë ditës së sotme ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me Ferizajn, ndërsa nesër ai do të prezantohet në ambientet e stadiumin ‘Zahir Pajtazi’.

Edon Sadriu do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Llapin, skuadër me të cilën do ta kërkoj daljen në Evropë./Gazeta inFokus/

Fotografia e Edon Sadriu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera