Sport

EKSKLUZIVE: Klubi i Feronikelit dënon futbollistët me zbritje pagash

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 25 October 2020

Skuadra e Feronikelit nuk e ka nisur kampionatin ashtu siç kishte planifikuar, shkruan Gazeta inFokus.

Nikli me përforcimet e arritura pretendonte se do të luftonte për titull kampion, por pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ka arritur vetëm një fitore ndaj Gjilanit.

‘Industrialistët’ sezonin e ri e nisën me trajnerin, Afrim Tovërlani, por pas 5 xhirove për shkak të rezultateve jo të mira ai dha dorëheqje.

-Advertisement-

Vendin e teknikut prishtinas e zuri trajneri nga Shqipëria, Klodian Duro, i cili në tri takimet e para ka regjistruar dy barazime dhe një humbje, duke mos arritur ta nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve.

E barazimi i djeshëm 1-1 ndaj Besës së Pejës i ka kushtuar futbollistëve dhe stafit të Feronikelit.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta mëson ekskluzivisht se lojtarët dhe stafi i klubit nga Drenasi pas barazimit me Besën janë dënuar me zbritje pagash prej 30%.

Rrogat e shtatorit do duhej ti merrnin me datën 6 tetor, por ato u ekzekutuan gjatë ditës së shtunë (24 tetor) me 30% zbritje dhe atë menjëherë pas përfundimit të takimit me Besën.

Gazeta inFokus po ashtu mëson se vendimin për dënim me zbritje pagash e ka marrë trajneri i ri, Klodian Duro.

Feronikeli pas xhiros se tetë renditet i 8-ti me shtatë pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera