Ekskluzive: Kjo është platforma e plotë e propozuar në Serbi për Kosovën (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 09 March 2018
Në Serbi po vazhdon dialogu i brendshëm “se çfarë duhet të bëhet me Kosovën”. Në vazhdën e këtij dialogu po hidhen në publike dhe variante të ndryshme, deri në momentin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të dalë me platformën përfundimtare.
Kjo platformë pritet të bëhet e ditur në fund të muajit prill dhe më pas të vendoset nëse e njëjta do të hidhet në referendum ose jo.
Në mesin e atyre që kanë ofruar platformë është edhe hulumtuesi serb, Nenad A. Vasiq.
Kjo platformë është publikuar në Serbi më 6 mars, ndërsa lajmi.net e sjellë atë të plotë në origjinale dhe në cirilicë siç është prezantuar fillimisht.
Në platformën e titulluar “Çështja e Kosovës: Serbët dhe shqiptarët nga ndarja e thellë deri tek bashkimi i mundshëm”, Dr. Nenad A. Vasiq fillimisht shkruan për historinë për faktin se si shqiptarët dhe serbët me shekuj kanë jetuar pranë njëri-tjetrit, se si shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në rajonin e Evropës Juglindore, etj.
Vasiq thelbin e platformës e nxjerrë kur shkruan se Kosova duhet të jetë bashkësi e dy popujve të barabartë në status të dakorduar politik dhe kushtetues-juridik.
Këtë zgjidhje Dr.Vasiqi e sheh si kompromis ndërmjet Kosovës dhe serbisë.
Këtë propozim Vasiq thotë se e ka bërë më 12 janar të vitit 2018 gjatë debatit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas këtij propozimi, Kosova si bashkësi e dy popujve të barabartë me status të barabartë politik dhe juridiko-kushtetues përmes procesit të bisedimeve, shqiptarët si popullsi shumicë do të ishin përgjegjësit kryesor dhe serbët si pakica më e madhe gjithashtu do të kishin përgjegjësi në një pjesë të caktuar të territorit me garanci ndërkombëtare.
“Për këtë zgjidhje në opsion janë: Kosova-bashkësi e dy popujve të barabartë do të garantohej fillimisht nga Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë. Në rendin e dytë do të ishin SHBA-ja, BE-ja dhe në rendin e tretët vendet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Vasiq.
Në platformën prej saktësisht 10 faqeve, Vasiq i përmend të gjitha modelet që deri më tash janë përfolur në publik për Kosovën:
- Shpallja e njëanshme e pavarësisë së shtetit – Republikës së Kosovës, është e papranueshme për zyrtarët shtetëror të Republikës së Serbisë dhe atyre zyrtarëve të shteteve të huaj të cilët nuk i kanë njohur bilateralisht.
- Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë si pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e shtetit të Serbisë, është e papranueshme për zyrtarët e shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë atyre që Kosovën e kanë njohur si shtet.
- Modeli i Republikave të Qipros të cilin si propozim e ka dhënë lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, nuk është pranuar nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
- Ndarje territoriale politike në të gjitha format e propozuesve është hedhur poshtë si e papranueshme nga ana e zyrtarëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë, por edhe nga zyrtarët e SHBA-ve dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
- Modeli i dy Gjermanive – Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratiek të Gjermanisë, i propozuar nga dr. Dushan Janjiq, është i papranueshëm nga ana e zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Republikës së Serbisë.
- Propozimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës nga dr. Vladimir Trapar nga Instituti për politika Ndërkombëtare dhe ekonomi, është i papranueshëm për zyrtarët shqiptarë.
- Unioni real i shteteve të pavarura të Serbisë dhe të Kosovës i propozuar nga dr. Vladan Kutleshiq, është i papranueshëm për shqiptarët.
Më pas Vasiq shkruan për raportet historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve që nga Beteja e Kosovës në vitin 1389, Kongresi i Berlinit 1878 e deri në vitin 1912, te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
Ai thotë se Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje për kthimin e Kosovës nën pushtetin serb.
Kjo platformë ëshë hedhur poshtë nga Lëvizja për Bashkim dhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Të tjera
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...