Lajme

EKSKLUZIVE: Kjo është paga e futbollistit 16 vjeçar te Llapit

Autori: Erion Maliqaj 20:41 | 15 January 2020

Klubi i Llapit ka nënshkruar kontratë me futbollistin e ri 16 vjeçar, Alket Bajramin, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë arritur ti sigurojnë shërbimet e talentit prishtinas, i cili premton shumë për të ardhmen.

Gazeta inFokus ka mësuar ekskluzivisht pagën mujore që do ta marrë Bajrami të klubi nga Podujeva.

-Advertisement-

Në një prononcim për ‘inFokusin’ kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina ka thënë se Bajrami ka nënshkruar kontratë 2 deri në 5 vjet.

Batatina ka zbuluar gjithashtu edhe pagën mujore që do ta përfitoj talenti nga Prishtina.

“Kemi nënshkruar kontratë 2 deri në 5 vjet me futbollistin e ri, Alket Bajramin. Ai do të marrë pagë mujore afërsisht 500 euro”, ka thënë Batatina për Gazetën inFokus.

Ndryshe, Alket Bajrami është djali i trajnerit të njohur, Emin Bajramit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera