Fokus

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja që u nëshkrua sot në mes të Kosovës dhe Izraelit

Autori: H. Smajli 16:33 | 01 February 2021

Gjatë ditës së sotme një delegacion nga Izraeli ka vizituar Kosovën, përkatësisht përfaqësues të  Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë.

Tashmë edhe zyrtarisht një shtet më shumë e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Izraeli do të promovojnë dhe forcojnë lidhjet e miqësisë në mes të dy shteteve, shkruan Gazeta inFokus.

“Duke riafirmuar angazhimin e tyre të përbashkët bashkëpunim të frytshëm në sferat politike, ekonomike, teknike dhe kulturore e të tregtisë”, thuhet në këtë marrëveshje.

Po ashtu në këtë dokument thuhet se “aspektet praktike të këtij vendimi, duke përfshirë akreditimin e ambasadorëve, do t’i nënshtrohen diskutimit të mëtejshëm përmes kanaleve normale diplomatike’.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Uashington me përfaqësimin të ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku njëra ndër pikat e kësaj marrëveshjeje ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera