Fokus

EKSKLUZIVE: Kjo është dhurata trilionëshe që mori Kosova    

Autori: Ermirë Berisha 22:38 | 01 July 2022

Christopher Hyland, duke folur për krijimin e një  Fondi Shqiptarë për Kosovën, ka treguar se sovraniteti i Kosovës ka vlerë prej 5 trilionë dollarësh,  shkruan Gazeta inFokus.

Hyland për herë të parë në një intervistë në një televizion shqiptar, në emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka thënë se ky është një investim i jashtëzakonshëm për të cilin Kosova duhet kujdesur.

“Unë mendoj që VATRA është një organizatë shumë e rëndësishme, do ta imagjinoja, çdo gjë që përfshin organizimin, dhe ndoshta është koha që kjo organizatë të mbetet e vërtetë pak a shumë për atë që është, por po ashtu nuk i lëndon ata nëse lëvizin në diçka si Fondi Shqiptar për Kosovën dhe Shqipërinë, për shkak se atëherë ju keni një ambrellë më të madhe se sa aspektet nacionaliste të VATRËS, që absolutisht janë të mrekullueshme. Por, njeriu duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e shtëpisë këtu tani, dhe se Kosovës i është dhënë një dhuratë 5 trilionë dollarësh që quhet status sovran, është dhuratë 5 trilionë dollarësh, ky është një investim i jashtëzakonshëm”, ka thënë Hyland.

-Advertisement-

Ndryshe, Christopher Hyland është ish – Drejtor Kombëtar Politik i Fushatës për president të Presidentit amerikan Bill Clinton./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera