Lajme

Ekskluzive: Këto ministri në Qeverinë Kurti do ti mbeten minoriteteve

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 09 December 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pajtuar që dy ministri në Qeverinë Kurti t’i rezervojnë për minoritetet.

Gazeta inFokus ka mësuar se njëra është Ministria për Kthim dhe Komunitete, e cila tradicionalisht është udhëhequr nga komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Ndërsa në Qeverinë Kurti komuniteteve pakicë do të ju takojë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

-Advertisement-

Ndërkaq mes koalicionit VV dhe LDK ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shkak të mospajtimit mes tyre.

Arsye e mosdakordimeve ishte rreth Ministrisë së Punëve të Brendëshme, dhe postit të Presidentit të cilat i kërkonte LDK.

Madje takimi i fundit i cili do të mbahej gjatë javës së kaluar u anulua nga kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Kjo pasi që deputeti nga VV, Glauk Konjufca ka deklaruar se VV-ja nuk e jep postin e presidentit dhe ka kritikuar LDK-në se po sillet si parti e barabartë. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera