Fokus

Ekskluzive: Këto janë pagat e reja të ushtarëve të Kosovës (Dokument)

Autori: Halil Berisha 16:46 | 21 January 2020

Të mërkurën e 22 janarit është paralajmëruar një mbledhje e Qeverisë së Kosovës.

E në 12 pikat e rendit të ditës që janë paralajmëruar për këtë ditë, e 10-ta është “Shqyrtimi i Projekt-rregullorës për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, ekskluzivisht ka siguruar edhe projekt-rregulloren që pritet nesër të votohet nga Qeveria e të nënshkruhet nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Në këtë dokument, janë të listuara edhe të gjitha rrogat e personelit ushtarak e civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Pagat janë të klasifikuara në bazë të rangut e gradave ushtarake.

Kështu, rrogën më të lartë e ka Gjenerallejtënanti i cili do të paguhet 1 mijë e 985 euro.

Gjeneralmajori – 1 mijë e 731 euro e 25 cent, Gjenerali i brigadës – 1 mijë e 567 euro e 59 cent, Koloneli – 1 mijë e 419 euro e 40 cent, Nënkoloneli – 1 mijë e 285 euro e 21 cent, Majori – 1 mijë e 163 euro e 72 cent, Kapiteni 1 mijë e 53 euro e 70 cent, Togeri 954 euro e 9 cent, Nëntogeri 863 euro e 90 cent, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, Rreshter Major, Rreshter Major i Komandës ose Rreshter Major i FSK-së, do të paguhen nga 1 mijë e 53 euro e 70 cent

Rreshteri i Parë ose Rreshteri Master do të ketë pagë prej 954 euro e 9 cent në muaj.

Rreshteri i Klasit të Parë – 863 euro e 90 cent, Rreshteri Shtabor – 782 euro e 23 cent, Rreshteri – 708 euro e 28 cent, Tetari ose Specialisti me nga 641 euro e 32 cent, Ushtari i Klasit të parë me 580 euro e 70 cent, Ushtari – 525 euro e 80 cent ndërsa Rekruti do të paguhet 262 euro e 85 cent në muaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera