Fokus

Ekskluzive: Këta politikanë pritet të zëvendësojnë Veselin në krye të PDK-së e Thaçin si President

Autori: Halil Berisha 20:08 | 03 July 2020

Ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi është ngritur aktakuzë për krime lufte.

E nëse kjo konfirmohet vet Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus nga burime të sigurta ka marrë vesh edhe emrat e dy personave që PDK po i shqyrton që të zëvendësojnë Veselin e Thaçin në krye të partisë dhe në krye të shtetit.

-Advertisement-

Sipas këtyre burimeve, në rast se Veseli jep dorëheqje vendin e tij si i pari i PDK-së, do ta zë Hajredin Kuqi.

Ndërsa, këto burime i kanë thënë Infokusit se në koalicion me LDK-në do të hy edhe PDK, ndërsa këtyre të fundit do t’iu takoj posti i Presidentit të vendit.

Madje, për këtë punë edhe është diskutuar brenda partisë se kë do të vendosin.

Gazeta Infokus, ka marrë vesh nga këto burime se PDK planifikon që në vend të Thaçit si President i Kosovës të vendoset Vlora Çitaku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera