Ekskluzive: Këta janë të deleguarit e ri të Qeverisë në Bordin e Telekomit (Emrat)
Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 24 Korrik 2020
Qeveria e Kosovës tashmë është duke votuar online për emrat e ri të anëtarëve të Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovë, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr në fillim të kësaj jave nga kjo pozitë.
Gazeta Infokus ka mësuar se kryesues i Bordit do të jetë Mehmet Berisha derisa tre anëtarë të tjerë janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.
Nga të sapo zgjedhurit, Teki Shala, ka qenë emëruar nga qeveria e kaluar e Kosovës në të njëjtën pozitë në bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Shala ka qenë drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në komunën e Gjakovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq, kryesuesi i Bordit, Mehmet Berisha sipas të dhënave që ka siguruar gazeta Infokus, aktualisht është ushtrues detyre i Departamentit ligjor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ndërsa eksperienca e tij kryesisht është në fushën e drejtësisë dhe menaxhimit të projekteve.
Ndryshe nga ky, anëtari tjetër, Blerim Shehu mësohet se vjen nga komuna e Prizrenit përvoja e tij kryesore lidhet me financa në institucionet publike.
Përvojë të ngjashme del të ketë edhe Kushtrim Krasniqi, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar si ekspert i jashtëm i auditimit në Bankën për Biznes ndërsa paraprakisht si analist financiar në USAID e institucione tjera financiare./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...































