Fokus

Ekskluzive: Kështu vepruan kosovarët në bazat amerikane në Irak që u goditën nga Irani

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 08 January 2020

Një numër i madh i kosovarëve ishin në bazat amerikane në Irak, të cilat sot u goditën nga raketat prej Iranit.

Gazeta inFokus, ka biseduar me familjar të një kosovari që ishte në njërën nga bazat amerikane.

Këta, i kanë thënë Gazetës inFokus, se një numër i madh i kosovarëve që ishin për punë atje, tanimë janë larguar nga kampi.

-Advertisement-

Kjo me ndihmën e ushtrisë amerikane, të cilët edhe i hoqën nga kampi.

Mirëpo, sipas këtij personi, i cili ka një familjar atje, kosovarët bashkë me të tjerë për afër tre ditë kishin qëndruar në bunkerë nën tokë në bazën amerikane, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pas informatave që po përgatiteshin sulme nga Irani dhe se atje në bunker, ky person i ka treguar Gazetës inFokus se qëndronin të pajisur mirë e me helmeta dhe mburoja sikur të ishin në gjendje lufte./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera