Sport

Ekskluzive: Kapiteni i Dritës flet para duelit ndaj Malmos

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 09 July 2018

Drita ka arritur që me mjaft sukses ta kaloj raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur ekipin nga Andorra (Santa Coloma) dhe ekipin nga Gjibraltari (Lincoln).

Drita do të luajë në fazën e parë të kualifikimeve të marten ndaj gjigantit suedez, Malmo në stadiumin ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje ka folur ekskluzivisht për ‘GazetaBlic’, kapiteni i Dritës, Ard Limani, i cili është shprehur optimist.

-Advertisement-

Limani ka thënë se skuadra e Dritës është mjaft e përgatitur për ndeshjen dhe se atmosfera në klub është fantastike.

“Jemi mirë të përgatitur për këtë ndeshje, do të shpalosim më të mirën tonë edhe pse kundërshtari është tejet kualitativ. Atmosfera brenda skuadrës është fantastike, po i shijojme këto momente të mira që po i kalojmë dhe presim që të kemi një rezultat pozitiv edhe të martën”, tha fillimisht Limani për GazetaBlic

Tutje ai shtoi se skuadra e Malmos është mjaft kualitative dhe se kanë analizaur disa lojë të kampionit të Suedisë.

“Skuadrën e Malmos e njohim pak a shumë, kemi patur mundesinë edhe t’i shikojmë disa ndeshje të tyre. Ata janë të njohur për kolektivin, por, prap të gjithë e dimë që në ekip ata kanë superyllin Markus Rosenberg”.

Në fund Limani premtoi një atmosferë të zjarrt në ‘Adem Jashar’, dhe ka kërkuar mbështetjen nga të gjithë.

“Tifozëve i premtojmë që do t’i japim emocione të mira, do të japim maksimumin tonë dhe këtë e presim edhe prej tyre. Mendoj që e gjithë Kosova do të na mbeshtesë, sepse mbi të gjitha e përfaqsojmë shtetin tonë, e për të mirë të gjithë sportit kosovar të gjithë do ta duan suksesin tone”, tha në fund Limani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera