Lajme

Ekskluzive : Ja kush është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës /FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 07 June 2017

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, do të jetë kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK.

Çelaj e ka bërë të ditur përmes një  postimin në facebook ku ka falënderuar Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja për mbështetjen, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Çelajt bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë.

Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja , kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës.

Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera