Ekonomi

Ekskluzive: Ja aktakuza e tenderit 8 milionësh, ndaj dy anëtareve të bordit të OSHP-së (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 05 July 2017

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti i krimeve të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtareve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu, për tenderin 8 milionësh të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) për furnizim me ushqim, raporton infokusi.com.

-Advertisement-

Portali INFOKUSI, kohë më parë ka raportuar në vazhdimësi kishte raportuar për shkeljet që janë evidentuar gjatë këtij procesi të prokurimit.

Në aktakuzën e siguruar thuhet se të pandehurit Tefik Sylejmani e  Ekrem Salihu, në bashkëkryerje në cilësinë e anëtareve të bordit të OSHP-së, gjatë periudhës kohore të vitit 2015 gjerë më 19.05.2016 shfrytëzojnë detyrën zyrtare dhe tejkalojnë kompetencat e tyre në raport me Autoritetin Kontraktues (AK) MFSK-së, i cili ka shpallur tender për furnizim, përgatitje dhe sigurim të ushqimit për kuzhinat e FSK-së dhe MFSK-së, raporton infokusi.com.

Sipas aktakuzës së siguruar, thuhet se të pandehurit në kundërshtim me ligjin kanë aprovuar ankesën e Operatorit Ekonomik (OE) “Florenti&Korabi Company”, dhe si pasojë kanë anuluar OK si të papërgjegjshëm lidhur me tenderin për furnizim me ushqim loti 1 me ç’rast Paneli Shqyrtues i OSHP-së e ka aprovuar pjesërisht këtë ankesë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, ngase ka pasur më shumë se dy OE të përgjegjshëm që kanë konkurruar në këtë ketë proces të prokurimit, e kthejnë tenderin në rivlerësim me vendim 74/16 dhe e shpallin të paligjshëm vendimin 712/15 dhe plotësim vendim  877/15 duke mbivotuar me vendim mbi aprovimin e ankesës së kompanisë “Beni Dona” edhe pse nxirret  vendimi me numër 69/16 pa korum duke votuar vetëm dy anëtar të bordit, me të cilin vendim Tefik Sylejmani caktohet u./d i kryetarit të OSHP-së i cili vendim në kundërshtim me ligjin nënshkruhet nga i pandehuri Ekrem Salihu, i cili vendim ka tejkaluar kompetencat ligjore, raporton infokusi.com / INFOKUSI


 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera