Lajme

Ekskluzive: Isa Mustafa mbledhë kryesinë e partisë, sot pritet të vendoset për koalicion me VV-në

Autori: Halil Berisha 12:54 | 16 December 2019

Prej të shtunës, ani se u paralajmëruan takime tjera, nuk u mbajt ndonjë mbledhi në mes të LDK-së e Vetëvendosjes.

E problem për mos-arritjen e koalicionit deri tash është posti i Presidentit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, ani se takim në mes të Vetëvendosjes e LDK-së këtë të hëne nuk do të ketë, Isa Mustafa, kryetari i LDK-së do të mbledh kryesinë e partisë së tij.

-Advertisement-

Gazeta inFokus mëson nga burimet se shefi i LDK-së ka thirrur kryesinë e partisë së tij e me të cilët do të takohet në ora 16:00, shkruan gazeta inFokus.

Këto burime i kanë treguar Gazetës inFokus se arsyeja e këtij takimi është që të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëjnë në lidhje me koalicionin me Vetëvendosjen./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera