EKSKLUZIVE: Herolind Shala: Kosova do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian “Euro 2020”

Autori: Avdyl Pajaziti
20:11 | 16 December 2018
Herolind Shala ishte njëri nga futbollistët e parë që e braktisi Kombëtaren e Shqipërisë pas përfundimit të “Euro 2016”, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Këtë e bëri me besimin se më Kosovën do të arrijë më shumë rezultatet.
Më rezultatet e arritura deri më tani Përfaqësuesja e Kosovës po ia bënë realitet ëndrrën futbollistit 26 vjeçar.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” si dhe për rezultatet e arritura deri më tani më Përfaqësuesen e Kosovës.
Anglezët e çekët ai e di se janë më të fortit në grup por përballjet më ta mezi i pret.
Kujtojmë që Kosova ndodhet në Grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
E meritat për arritjet e Kosovës, Herolindi i ndan më ekipin, stafin dhe Federatën.
Madje duke u bazuar në lojën e deri tanishme, Shala beson se sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen.
Personalisht, Herolind Shala këtë vit është bërë me skuadër të re.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës i ka dhënë fund aventurës të Lyngby, duke iu bashkuar IK Start.
26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Notodden, Odd, Sparta Prague, Slovan Liberec dhe Kasimpasa.
Në vazhdim intervista e plotë e Herolind Shalës dhënë ekskluzivisht Gazetës inFokus.
Gazeta inFokus: Sa jeni të kënaqur me paraqitjet në ekipin tuaj?
Herolind Shala: Jam i kënaqur. Kam luajt rregullisht dhe kam shënuar gola dhe asistime ne shumë raste. Mund të them lirshëm se ka qenë një vit tejet i mirë për mua.
Gazeta inFokus: Si arritët të kaloni në Play-Off të Ligës së Kombeve, e kujt ishte merita?
Herolind Shala: Merita është e krejt ekipit, stafit po ashtu edhe e Federatës. Gjithçka ka shkuar mirë për Kosovën në Ligën e Kombeve dhe shpresoj se do vazhdojmë kështu me suksese dhe të arritura.
Gazeta inFokus: Sa besoni se Kosova mund të triumfoj ndaj Maqedonisë?
Herolind Shala: Besojmë natyrisht në një gjë të tillë. Kemi kualitet në ekip dhe nëse luajmë sikur kemi luajtur lojën e fundit kundër Azerbajxhanit gjithçka është e mundshme.
Gazeta inFokus: Sa është i vështire grupi në kualifikimet e Evropianit “EURO 2020”?
Herolind Shala: Grupi është i mirë. Ka mundur të jetë shumë më i vështirë. Tani do të përballemi me kundërshtar të mirë si Anglia dhe Çekia. Pavarësisht kësaj besoj se do të mund të arrijmë rezultate pozitive.
Gazeta inFokus: A besoni se do të kualifikohet Kosova në “Euro 2020”?
Herolind Shala: Normal po. I kemi dy mundësi dhe do bëjmë gjithçka për të arritur rezultat, për të kënaqur adhuruesit e futbollit e tërë shqiptarët me një Kampionat Evropian.
Gazeta inFokus: A ka forca Kosova t’i kaloj grupet për kualifikim në Evropian apo kualifikimin do ta kërkoj përmes Play Off-it?
Herolind Shala: Do ta kërkojmë kualifikimin përmes grupit A, sepse kemi cilësi të madh në ekip. Nëse nuk ja dalim e kemi mundësinë e dytë, përmes Play Off-it.
Gazeta inFokus: Cilën ndeshjen e veçon si më të mirë nga Kosova?
Herolind Shala: Kemi luajtur ndeshje shumë të mira. Unë mund ta veçoj përballjen kundër Azerbajxhanit që fituam me një rezultat tejet bindës prej 4-0.

Të tjera
-
Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, ...
-
Zja*rr në një trafo në Bresje të Fushë Kosovës
Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovë...
-
Kurti i quajti nomadë, Kadrijaj: S’i ka mbetur gjë tjetër veç të shajë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili mban pozitën e deputetit...
-
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolid...
-
“Nëse Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin, a shkoni” – Kurti ua kthen shpinën shpejt gazetarëve, s’do pyetje
Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjig...
-
Shkon në 89 numri i të plag*osurve nga sul*mi iranian në spitalin izraelit
Numri i personave të plagosur në valën e fundit të sulmeve ndaj Izraelit nga ...
-
Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvend, deputët shkëlqyen
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën poli...
-
Teherani pranon ftesën evropiane: Takim i rëndësishëm në Gjenevë të premten
Media shtetërore iraniane ka raportuar konfirmimin e ministrit të Jashtëm ira...
-
Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin ...
-
Presidenti iranian: Do t’i kalojmë këto ditë të vështira
Presidenti i Iranit i është drejtuar kombit përmes një postimi në rrjetet soc...
-
Trumpi nuk dëshiron të shkojë në luf*të me Iranin, thotë ish-shefi i sigurisë kombëtare
Donald Trump nuk dëshiron të shkojë në luftë me Iranin dhe e ka lënë derën ha...
-
Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe krye...