Fokus

Ekskluzive: Haradinaj mbledh partinë, gati marrëveshja me PDK-në

Autori: Halil Berisha 16:17 | 11 August 2020

Ka disa ditë që po flitet për një hyrje të mundshme të PDK-së në Qeverinë Hoti.

Por, deri tash nuk ka asnjë gjë konkrete, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, shpejt kjo gjendje mund të ndryshoj.

-Advertisement-

Burime të sigurta të Gazetës Infokus, kanë bërë me dije se në këto momente kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbledhur strukturat e partisë.

E sipas këtij burimi të brendshëm, aty po diskutohet puna e PDK-së, pasi këta të fundit janë afër që të bëhen pjesë e Qeverisë.

Sipas këtij burimi marrëveshja thuajse është e gatshme dhe pritet veç të bëhet formale.

Kujtojmë që ditë më parë Vetëvendosje nisi mbledhjen e nënshkrimeve për të rrëzuar Qeverinë Hoti, mirëpo pavarësisht që më herët PDK kishin premtuar nënshkrimet, duket se tash kanë ndërruar mendje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera