Fokus

Ekskluzive: Hamdi Hoxha ngrit padi për shpifje ndaj ish drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj (DOKUMENT)

Autori: H. Smajli 14:44 | 09 November 2020

Zëvendës Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, ka ngritur padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj drejtorit të shkarkuar para dy javësh të ATK-së, Ilir Murtezaj.

E gjithë kjo erdhi pas një konference për media, ku Murtezaj e akuzonte Hoxhën për favore e afera në ATK.

Në padinë e tij ndaj Murtezajt, Hoxha kërkon kompensim të dëmit moral për shpifje dhe fyerje.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë padi Hoxha ka thënë se shpifjet ndaj tij janë bërë me qëllim të viktimizimit dhe mbulimit të shkeljeve ligjore që i ka bërë vetë Murtezaj.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin e padisë në të cilin thuhet se “Sipas ligjit në fuqi, Ligji nr.02/L-065, neneve 14 dhe 15 është paraparë kompensimi për shpifjen dhe fyerjen në rastet e shkaktimit të dëmeve ndaj reputacionit të paditësit, si pasojë e shpifjeve dhe fyerjeve të të paditurve dhe mos kërkimi i faljes. Nga ajo që u citua më lartë shifet qartë se paditësit, nga i padituri i është shkaktuar dëm moral për shkak të cenimit të dinjitetit personal dhe familjar”, thuhet në padi.

Kujtojmë se para dy javësh, Ilir Murtezaj pasi u shkarkua nga detyra e Drejtorit të ATK-së me vendim të qeverisë së Kosovës, e menjëherë pas këtij vendimi, ai përmes një konference për media dha akuza të shumta për Hoxhën e po ashtu edhe për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si dhe ministres së financave, Hykmete Bajrami./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera