Fokus

Ekskluzive: Gjykata Themelore në Ferizaj “injoron” ligjin në rastin e Xhabir Zharkut (Dokument)

Autori: Hateme Smajli 20:54 | 19 December 2019

Ish Kryetari i komunës së Kaçanikut u arrestua të shtunën e javës së kaluar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ka raportuar ekskluzivisht për arsyet e arrestimit të tij dhe për ankesën që u bë nga mbrojtja e tij për masën me paraburgim prej 30 ditësh.

Albana Kelmendi, avokatja e Xhabir Zharkut ka thënë për inFokus se ankesën për masën e paraburgimit e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj me 16 dhjetor të vitit 2019.

-Advertisement-

Mirëpo kjo ankesë sipas saj është neglizhuar, sepse pas 48 orëve në këtë gjykatë ende nuk ishte marrë vendim sa i përket ankesës së saj për lëndën e Xhabir Zharkut e madje kjo ankesë nuk ishte dorëzuar fare në Gjykatën e Apelit.

Kelmendi e quan “neglizhencë” të Gjykatës Themelore në Ferizaj por sipas kodit penal, neni 189, paragrafi 3, për ankesë duhet të vendoset brenda 48 orëve.

Sipas Kelmendit, Xhabir Zharku po mbahet ende në paraburgim, ndërsa ankesa e saj dorëzuar Gjykatës Themelore në Ferizaj nuk është dërguar fare në Gjykatën e Apelit.

Avokatja e Xhabir Zharkut, tha për inFokus, se të enjten më 19 dhjetor të 2019-es ishte paraqitur në Gjykatën e Apelit për tu njoftuar se a është vendosur nga kjo Gjykatë për pranimin e lëndëve, por aty i thanë se ankesa nuk është regjistruar në këtë Gjykatë.

Gazeta inFokus ju sjell edhe dokumentet e ankesës me datën e dorëzimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera