Fokus

Ekskluzive: Gani Gaci shkon në polici, thotë që po i bëhet shantazh atij e familjes

Autori: Halil Berisha 11:42 | 26 November 2019

Aktivisti i LDK-së dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, ka raportuar në Policinë e Kosovës, një rast të shantazhit, ngacmimit për të e familjen e tij.

Gazeta inFokus, nga burimet brenda institucioneve të sigurisë, ka marrë vesh, se Gani Geci për këtë rast është intervistuar pasditën e kësaj të hëne.

I njëjti, ka paraqitur në polici, disa faqe të internetit sikur “Albanian Real UCK”, “Ushtria Clirimtare” dhe “Albanian Real Facts”, të cilat po shpifin, shantazhojnë, ngacmojnë e njollosin me videoincizime atë dhe familjen e tij, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Nga burimet Gazeta inFokus mëson se Geci në Policinë e Kosovës ka thënë që në mars të këtij viti, i dyshimti i ka larguar nga rrjetet elektronike, por se përsëri nëpër faqet e internetit kanë dalur shkrime se kinse Nazim Bllaca e Gani Geci kanë dënuar ushtarë të UÇK-së, e kanë bashkëpunuar me proserbët, UNMIK e EULEX.

Madje, sipas Gecit, i dyshuari A.S (Emri i tij i njohur për redaksinë), është nga Istogu dhe jeton e punon në Luksemburg.

Ndërsa, në polici e prokurori ka dorëzuar edhe shkrime për të cilat thotë se po rrezikojnë atë e familjen e tij.

E për këtë rast, është iniciuar procedura hetimore për “Kanosje e Ngacmim”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera