Sport

EKSKLUZIVE: Futbollisti i njohur i ndanë rrugët me Ferizajn

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 20 January 2020

Klubi i Ferizajt dhe sulmuesi i njohur, Dren Gashi i kanë ndarë rrugët raporton ekskluzivisht Gazeta inFokus.

Gashi e ka shkëputur marrëveshjen me ferizajasit dhe tani është lojtar i lirë.

Sulmuesi prishtinas e ndihmojë vitin e kaluar Ferizajn që të sigurojë mbetjën në Superligë, ndërsa nga sot ai më nuk është pjesë e tyre.

-Advertisement-

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar vet futbollisti.

“Që nga sot nuk jam më pjesë e Ferizajt, pasi me marrëveshje të dyanshme e kemi shkëputur kontratën”, ka thënë Gashi për inFokusin.

Ndryshe, sulmuesi prishtinas më parë ka veshur edhe fanellën e klubit të Prishtinës dhe Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera