Sport

EKSKLUZIVE: Futbollisti i Llapit flet për ecurinë e përgatitjeve

Autori: Erion Maliqaj 22:19 | 28 January 2019

Njeri ndër futbollistët më të mirë në futbollin e Kosovës, Behar Maliqi, është duke u përgatitur maksimalisht që ta ndihmoj Llapin në arritjen e objektivave , shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, Maliqi ka treguar për fazën përgatitore, për trajnerin e ri Xhengiz Rexhepi, për garën për titull, transferimet e reja, konkurrencën në skuadër.

-Advertisement-

Gazeta inFokus: Si po shkojnë përgatitjet në Durrës?

Behar Maliqi: Nga dita e martë jemi zhvendosur në bregdetin e Durrësit, ku po zhvillojmë fazën përgatitore, deri më tani ka shkuar gjithçka në mënyrë perfekte.

Gazeta inFokus: A mund të veçoni ndonjë taktikë të trajnerit, Xhengiz Rexhepi?

Behar Maliqi: Se cili trajner i ka metodat e veta të punës, po ashtu edhe Xhengizi ka disa metoda specifike të cilat po na ndihmojnë shumë.

Gazeta inFoks: Sa janë të rëndësishme përgatitjet në bregdetin shqiptar?

Behar Maliqi: Përgatitjet në Durrës kane rëndësi të madhe për arsye së këtu kushtet atmosferikë janë më të mira se në Kosovë, stërvitemi dy herë në ditë dhe gjatë gjithë kohës jemi bashkë.

Gazeta inFokus: Sa janë përshtatë transferimet e reja?

Behar Maliqi: Transferimet e reja janë shumë lojtarë cilësor, dhe besoj se do te na ndihmojnë shumë në vazhdimin e kampionatit.

Gazeta inFokus: Si është konkurrenca në skuadër?

Behar Maliqi: Konkurrenca në skuadrën e Llapit është shumë e madhe, ka lojtarë më eksperiencë dhe shumë lojtarë të ri që janë te talentuar. Se cili po punon në maksimum për të hyre në 11-shën statuse.

Gazeta inFokus: Sa beson në titull kampion?

Behar Maliqi: Kemi me hy në çdo ndeshje për fitore, nuk na lejohen gabimet.

Gazeta inFokus: Prishtina apo Feronikeli, ke shihni më konkurrent në luftë për titull?

Behar Maliqi: Padyshim te dyja skuadrat janë konkurrent për titull, nuk mund ta ceki se cila me e fortë.

Gazeta inFokus: Mesazhi për fansat?

Behar Maliqi: Shpresoj që te mos kemi lëndime, dhe në fund ti arrijmë objektivat e klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera