Sport

EKSKLUZIVE: Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Greqisë

Autori: Erion Maliqaj 18:56 | 14 October 2020

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Greqinë, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë.

Kur kanë mbetur edhe me pak se dy orë nga fillimi i takimit, Gazeta inFokus nga burime të sigurta ka mësuar ekskluzivisht formacionin zyrtar të Kosovës për duelin ndaj Greqisë.

-Advertisement-

Trajneri zviceran i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes, në mungesë të 10-të lojtarëve ka përzgjedhur këtë formacion.

Formacioni: Aro Muric, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadergjonaj, Florian Loshaj, Herolind Shala, Bersant Celina, Benjamin Kololli dhe Lirim Kastrati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera